Rreth nesh

Siguria mjekësore

Ne garantojmë saktësi dhe siguri në rezultate mjekësore si dhe mos-zbulimin e informacionit.

Pajisje Moderne

Në Olive kryhen të gjitha llojet e analizave përmes aparaturave më moderne.

Doktorët më të mirë

Mjekët e klinikës sonë kanë certifikata ndërkombëtare dhe janë të njohur në të gjithë botën.

Risi

Mjekësia moderne po zhvillohet shumë shpejt dhe ne mund t’u ofrojmë klientëve tanë zgjedhjet më të zhvilluara.

Cakto termin

Caktoni termin duke na telefonuar dhe treguar mjekun, ditën dhe orën që dëshironi.

Monitorimi në distancë

Mundëson çasjen nga distanca për të parë raportet – rezultatet mjekësore dhe laboratorike.

Olive Hospital

Spitali Olive është spitali më i madh dhe më modern privat në rajon dhe është shembull për rrëfim të suksesshëm në sektorin shëndetësor me shërbimet mjekësore sipas protokolleve më moderne në mjekimin e pacientëve. Ekipi cilësor mjekësor duke përdorur metoda dhe teknika bashkëkohore u qëndron në dispozicion pacientëve 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.
Ai funksionon si Spital i gjinekologjisë dhe obstetrikës, Spital sëmundje të brendshme, i kirurgjisë së përgjithshme, i pediatrisë, i emergjencës, i otorinolaringologjisë, ortopedisë, i kirurgjisë maksilofaciale. Poashtu I njësisë dhe kujdesit intensiv me reanimacion, i kabinetit për diagnostikim radioimazherik si dhe laboratorit biokimik, hematologjik, patologjik dhe citologjik.
Prioriteti i Spitalit Olive, është siguria e pacientit dhe cilësia më e lartë e shërbimeve, të cilat sigurohen nëpërmjet pajisjeve më moderne të fjalës së fundit të teknologjisë, mjekëve më të mirë nga Kosova dhe jashtë vendit, si dhe shërbimeve më të mira të mundshme nga personeli mjekësor dhe paramjekësor dhe stafi administrativ.

Misioni Ynë

Olive u themelua në shtator të vitit 2017.
Qendra më e madhe diagnostike në vend dhe më gjerë.
Në Olive kryhen të gjitha llojet e analizave biokimike , mikrobiologjike dhe patologjike me gamën më të gjerë të testeve-analizave, pa pasur nevojë pacienti të lëviz jashtë vendit, përmes aparaturave më moderne dhe stafit profesional.
Në Olive kryhen edhe shërbimet pediatrike, neurologjike, obsetrikë gjinekologjike, urologjike, kardiologjike, pulmologjike, gastroenterologjike, radiologjike, psikologjike, alergologjike dhe mjeku familjar.
Ne punojmë për të dhënë përgjigje për të gjitha pyetjet tuaja shëndetësore.

Vizioni Ynë

Të zgjedhni Olive sepse është e paisur me aparaturat më të sofistikuara duke u bazuar në metodat më të avansuara, experiencë gjermane, me etikë, profesionalizëm ofrojmë dhe plotësojmë deficitet në diagnostikën laboratorike, duke prirë në vend dhe rajon. Këshillim dhe konsultë profesionale gratis me pacient para dhënjes së mostrës, nga mjeku i laboratorit, rezultate të sakta, dhe çasje online në rezultate, gjithashtu ne jemi me shërbim tek pacienti ,,Rri aty ku jeʹʹ

sq
sq