Dr. Defrim Koçinaj

Dr. Defrim Koçinaj

  • SpecializimiSpecialist i Kirurgjisë Pediatrike
  • Edukimi / ÇertifikimiSpecializim në Kirurgjinë Pediatrike, në QKUK në Prishtinë
  • Vendi i punësSpitali Olive
  • GjiniaMashkull
𝑫𝒓. 𝑫𝒆̈𝒇𝒓𝒊𝒎 𝑲𝒐𝒄̧𝒊𝒏𝒂𝒋
𝑺𝒑𝒆𝒄𝒊𝒂𝒍𝒊𝒔𝒕 𝒊 𝑲𝒊𝒓𝒖𝒓𝒈𝒋𝒊𝒔𝒆̈ 𝑷𝒆𝒅𝒊𝒂𝒕𝒓𝒊𝒌𝒆
Spitali Olive, ka mjekë të specializuar në fushën e kirurgjisë, të cilët sigurojnë që fëmija juaj të marrë kujdesin më të plotë që mund të jetë i mundur. Kirurgët tanë pediatër diagnostikojnë dhe trajtojnë çdo nevojë kirurgjikale të fëmijës suaj. Për më tepër, ne ofrojmë riparimin kirurgjik të çdo defekti të lindjes që fëmija juaj mund të ketë. Spitali Olive përbën më të mirën në cilësinë dhe shqetësimin mjekësor.
Dr. Dëfrimi ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë, pranë Universitetit të Tiranës në vitin 2002. Në vitin 2003 filloi specializimin në Kirurgjinë Pediatrike, në QKUK në Prishtinë dhe e përfundoi në vitin 2009. Një pjesë të konsiderueshme të specializimit, mbaroi jashtë shtetit në Zagreb dhe Tiranë. Por ciklin e trajnimeve nuk e ndali as më vonë, duke kryer shumë trajnime dhe kurse të avancuara në Ankara, Salzburg, Graz, Zagreb e Tiranë.
Prej vitit 2010 punon si kirurg pediatrik në Qkuk, në Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike.
Dr. Dëfrimi është pionier i laparoskopisë në Kirurgjinë Pediatrike, duke themeluar fillet e Kirurgjisë Minimale Invazive dhe duke realizuar operacionet e para në Kosovë.
Ai ka ndihmuar në kompletimin e Urodinamikës Pediatrike, si shërbim unik në nivel të Kosovës, për çka dhe është trajnuar në Zagreb.
Është njohës i mirë i Ultrasonografisë në sferën e Kirurgjisë Pediatrike, duke kryer disa kurse të avancuara për këtë qëllim.
Është pjesëmarrës në shumë ngjarje profesionale, si simpoziume, kongrese e konferenca, brenda dhe jashtë vendit, si autor dhe bashkautor.
Është një nga organizatorët e shumë eventeve profesionale, në kuadër të Shoqatës së Kirurgjisë Pediatrike të Kosovës, ku dhe është nënkryetar i saj, në kuadër të Odës së Mjekëve të Kosovës, si dhe në kuadër të Kolegjit të Kirurgave të Kosovës, ku dhe është Kryetar i Komitetit Etik.
Është doktorant në Universitetin e Shkupit, në Mjekësinë Klinike, si dhe asistent i jashtëm në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Mjekësisë, për vitin 2022/2023.
Dr. Dëfrim Koçinaj kryen këto shërbime:
✅vizitat specialistike duke përfshirë dhe Echon e abdomenit dhe të urotraktit.
✅cirkumcizionet (synetitë).
✅problemet kirurgjikale të barkut dhe të traktit urinar, intervenime që mund të kryhen me kirurgji të hapur (klasike), si dhe me kirurgji minimale invazive (laparoskopi).
✅kirurgjinë ditore, si hernitë, hidrocellat, retencat e testiseve etj.
✅trajtimin e hemangiomave (nishaneve në lëkurë).
✅çrregullimet e urinimit dhe te jashtëqitjes (mos kontrollimi i urinimit natën dhe ditën, kapsllëku, etj)
sq
sq